Celebrities Gossip Showbiz

Ricky Martin zbulon se ishte babai i tij ai që e inkurajoi të flas hapur për identitetin seksual!

Ricky Martin ka treguar se njeriu që e shtyu të fliste hapur për identitetin e tij seksual ishte babai i tij. Gjatë një interviste në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtari 52-vjeçar pranoi se më në fund u hap për jetën e tij personale në vitin 2010 pasi babai i tij, Enrique, i dha disa këshilla. Babai i tij i kishte thënë: “Çfarë do të bësh, a do t’i mësosh edhe fëmijët të gënjejnë? Duhet të jesh i hapur. Duhet të zbulosh veten. Unë dua të të ndihmoj, por si mund ta bëjmë këtë”. Ndërkaq, Ricky i tha:

Mirë, babi. Më jep pak kohë. Nuk di si ta bëj. Nuk e di nëse do të bëhet përmes një interviste. Nuk e di nëse dua të shkruaj një letër dhe ta postoj në Twitter. Nuk e di!

Ylli i muzikës pop kujtoi se para se të deklaronte se ishte homoseksualë edhe miqtë e ngushtë e paralajmëruan se nëse zbulonte sdo të ishte fundi i karrierës së tij. Ai tha për revistën GQ:

Unë isha njeriu i vitit me ‘Livin la Vida Loca’ dhe më pas iu referova një marrëdhënieje që kisha me një burrë gjatë asaj kohe, duke thënë: “Ishim 20 vjeç. I thashë se do të hiqja dorë nga të gjitha, do të shkoja në Evropë dhe do të ishim bashkë. Ai më thotë ‘rruga jote është e qartë. Unë shoh të ardhmen tënde. Të dua, por ne nuk mund ta bëjmë këtë. Nuk ka dritë në tunel. Sa herë që shoh një adoleshent të dalë, them: ‘Ti je shumë me fat, sepse nuk duhet të përballesh më me këtë.’ Mbaje sekretin.

Rikujtojmë, se Martin ka folur së fundmi për divorcin e tij nga Jwan Yosef, duke thënë se vendimi për t’i dhënë fund martesës së tyre nuk ishte “i fundit”. Krijuesi i hitit “Livin’ La Vida Loca”, muajin e kaluar njoftoi se ai dhe Yosef janë duke u ndarë pas gjashtë vitesh martesë.