Na ka munguar kohët e fundit me një projekt të ri muzikor ama për pamjen e tij është kujdesur në maksimum edhe pse nuk ka qenë epiqendra e medias.
Bëhet fjalë për yllin e muzikës latine, Ricky Martin i cili sapo ka realizuar një intervistë për revistën “Schon” dhe duhet theksuar se duket më joshës se kurrë. Me fotot e fundit të publikuara si në rrjetet e tij sociale po ashtu edhe në median online në tërësi, Martin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai duket më seksi se kurrë në çdo veshje të këtij seti duke u bërë ‘diss’ edhe 20-vjeçarëve. 49-vjeçari i cili është edhe babai i 2 fëmijëve të adoptuar kishte kombinuar një xhaketë lëkure me pantallonat më të ngushta prej lëkure që asnjëherë nuk dalin nga moda.
Gjithashtu ai veshi një këmishë me rrjetë, të vizatuar. Intervista quhet “All about music” ku ai diskuton rreth karrierës së tij 30-vjeçare por pas këtyre pamjeve, kjo është gjëja e fundit që na intereson.
https://twitter.com/ricky_martin/status/1387422531318165505?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1387422531318165505%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.pinknews.co.uk%2F2021%2F04%2F28%2Fricky-martin-leather-schon-magazine-cover%2F