Botë e Çuditshme

Ribashkohet pas 9 vitesh me pronaren e tij qeni i humbur!

Një ribashkim emocionues ka ndodhur në Las Vegas pasi një banore ka gjetur një qen të zhdukur për nëntë vjet. Gizmo, një përzierje e chihuahua, i cili u arratis nga një oborr i shtëpisë në luginën jugperëndimore të Las Vegas si një qenush i ri, u zbulua së fundmi dhe u identifikua përmes mikroçipit të tij.

Pronarja e qenit, Judith Monarrez, mori një email të papritur që e informonte për zbulimin. Monarrez kontaktoi menjëherë Qendrën Emergjente të Kafshëve në Las Vegas dhe Henderson, ku stafi veterinar konfirmoi identitetin e kafshës.

Megjithë kërkimet dhe përpjekjet e shumta për ta gjetur duke përfshirë krijimin e një grupi në Facebook vitet kaluan pa asnjë shenjë të qenit të zhdukur.

Ndërkaq në një përpjekje për të lehtësuar stresin, gjiganti mediatik NBCUniversal ka prezantuar një anëtar të ri në fuqinë e tij punëtore; Atlas, një labrador i zi gjashtëmujor. NBCUniversal, një njësi në pronësi të Comcast, ka qenë duke lundruar në një sërë sfidash kohët e fundit.

Shkarkimi i CEO-t të saj pas një ankese për ngacmim seksual, shoqëruar me tensione të brendshme rreth vendimeve editoriale, ka kontribuar në një ndjenjë të dukshme shqetësimi midis punonjësve. Për më tepër, ngjarjet e vazhdueshme globale kanë rritur më tej nivelet e stresit brenda organizatës