Sport

Rezultat katastrofë për Junajtid, Çelsi kthehet sërish në zonën Champions

Premier League, janë luajtur tre ndeshje të vlefshme për javën e nëntë. Sfidat nisën në orën 15:00.

Junajtid u befasua nga Uest Ham duke humbur 2 me 1. Një rezultat katastrofë ky, që rendit “Djajtë e Kuq” në vendin e 14-të. Fitore mori ndërkohë Çelsi përballë Njukasëll.

Rezultati 2 me 1 ngjit “blutë” e Londrës në zonën Champions. Totenhem ndërkohë u mposht me rezultatin 1 me 0 nga Kristal Palas.

Premier League përcillet ekskluzivisht në Digitalb