Botë e Çuditshme

Rezervuan në internet hotelin buzë detit, çifti përballet me surprizën e pakëndshme!

Një çift britanik që zgjodhën të kalojnë një fundjavë jashtë shtëpisë në një hotel buzë detit u përballën me një surprizë të pakëndshme. Pamela McInally dhe Mark Fletcher zgjodhën dhomën e tyre për një udhëtim familjar në hotelin Blackpool Promenade në Booking.com. Teksa arritën në hotelin Blackpool Promenade ata u përballën me tufa plehrash, qilima, rroba dhe dyshekë të pistë.

Çifti pretendon se i kthyen çelësat e dhomës së hotelit në recepsion disa minuta pasi i morën. Ata thanë se kjo ishte për shkak se kishte vrima në mure dhe ishte aq rrëmujë sa vajza e tyre filloi të qante dhe vendosën të mos i lënë 4 fëmijët e tyre brenda dhomës së hotelit prej 68 paund. Ata pretenduan se më pas u detyruan të paguanin shtesë 200£ për një strehim të ri për të kaluar natën.

Pasi kërkuan një rimbursim nga hoteli, i përshkruar si “vetëm disa metra larg plazheve të arta të Blackpool”, ata pretendojnë se u është thënë të kontaktojnë Booking.com. Pasi pritën 48 orë, çifti tha se faqja e internetit u tha atyre se nuk do të merrnin rimbursim pasi hoteli tha që familja ishte regjistruar dhe kishte kaluar natën atje.

Booking.com tha se ata e marrin seriozisht çdo ankesë dhe po shqyrtojnë detajet e ngritura. Blackpool Promenade Hotel, i njohur gjithashtu si Garvey’s Promenade Hotel, këmbënguli që çifti qëndroi natën, pavarësisht se dyshja kishin një konfirmim me email që vërtetonte se duhej të bënin një rezervim diku tjetër.

Hoteli thotë gjithashtu se fotografitë e tyre nuk janë një paraqitje e vërtetë dhe dhomat që duket se janë të mbushura me mbeturina janë jashtë funksionit dhe ishin lënë të hapura për ndërtuesit.