Rezart Xhaxhiu për bashkëshorten: “Ajo është një Ferrari ndërsa unë një Fiat Panda”
Live From Tirana • 20:59 15/03/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” u fol rreth dashurisë, dashurisë mbi moshën 40-vjeç. I ftuar në studio për të folur rreth kësaj teme ishte gazetari i njohur, Rezart Xhaxhiu i cili është rikthyer në Radio pas 30 vitesh. Formati më i ri i “Për’puthen” këtë sezon vjen më hyrje të reja mbi 40-vjeç. Për këtë fakt gazetari u pyet se për cilën format ka më simpati e të tjera me rradhë… Do të jem sy e vesh për “Për’puthen” plus 40 vjeç. Kam ndjekur një puntatë të “Për’puthen” të moshave të reja dhe hoqa dorë, nuk më la shije të mirë. Dashuria është i vetmi pasion që dhuron çastin, i cili është magjik. Me bashkëshorten kam 35 vite. Dashuria nuk ka formë, është personale. Ka një lloj pjekje dashuria pas 35 viteve. Dashuria është pasion, admirim dhe vlerësim. Nësë të treja këto funskionojnë dashuria është njësoj në çdo moshë. Unë kam shumë shembuj të vajzës sime apo shoqërisë sime. Të gjitha kanë një vuajtje të përbashkët: “Nuk ndihemi femra, nuk ndihemi të trajtuara”. Përmendin një lloj posesiviteti, xhelozie, ti je e imja, liria jote është brenda kafazit tim. Kjo është ajo që vuan femra me lidhjet e njëpasnjëshme. Nga rrëfenjat kam kuptuar që sot femrat vuajnë nga lidhjet që mungon vlerësimi, mungesa e ndjenjës. Atëhere në lidhjet tonë kishte adreanalinë, e mbanim të fshehtë që mos të na shihte njeri. Raporti qe duhet të ketë çifti me lirinë është t’i japi liri partnerit, sepse nuk ke të drejtë ta konsiderosh si pronë. Unë kur u njohta me bashkëshorten sha i maturuar, 27-vjeç, vija nga një familje intelektualesh dhe ky model u eksportua. Kemi pas një raport të lirisë reciproke, por pa abuzim. Jepi femrës liri, mbushe me liri dhe do e shohësh që ajo nuk do të abuzojë me të. Dashuria do pjekuri, maturi. Me kalimin e kohës mendoj që pasioni zvetnohet pak. Pasioni midis një çifti është kur çifti është 50-60 vjeç dhe ndihet si 30 vjeç. Unë jam një Fiat Panda ndërsa nusja një Ferrari.(qesh)
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024