Ajo është padyshim krenaria jonë dhe nuk lë asnjëherë asnjë rast pa na bërë të ndihemi krenarë. E për kë tjetër mendoni ju se po flasim, përveç se Dua Lipa-s? Së fundmi, Revista “Time” ka publikuar listën me 100 personazhet më me influencë dhe e para që përmendet është këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.
Puna e saj e saj për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Dua është shfaqur edhe në kopertinën e revistës “Time” dhe legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten.
Dua Lipa është një yll që shkëlqen, që ndez një shteg verbues nëpër kozmosin e pop-it. Pak më pak se katër vite më parë ajo publikoi dy albumet e parë. Sot, ajo po kërcen dorë për dore me zeitegeistin. Unë hyra në orbitën e Dua-s nëntorin e kaluar, kur u shfaqa si e ftuar në koncertin e saj virtual Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, disi retro, me zërin e saj të njohur. Ndërkohë që unë e di se ç’do të thotë të jesh në syrin e ciklonit, në këtë rast, unë kisha mundësinë që të shihja pamjen e gjerë nga periferia. Etika e saj e famshme e punës rrezatonte gjatë gjithë koncertit. ‘Duhet të punosh fort, që të kesh pak fat’, i tha babai i saj kur ajo ishte më e re. Siç duket ajo e ka dëgjuar. Arritjet e saj janë gjithnjë e më të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që ajo është vetëm 25-vjeçe. Ajo është e dashur dhe e zgjuar. Dhe unë, si miliona të tjerë, pres më shumë dhe madje edhe më shumë nga La Lipa.