Aktualitet

Revista prestigjoze: Eksploroni Shqipërinë, perlë e fshehur e Evropës në Ballkan!

Vit pas viti, Europa është destinacioni i turistëve të panumërt, por në hartën e vendeve për tu vizituar përditshmen amerikane. Condé Nast Traveler rekomandon Shqipërinë si një destinacion mesdhetar për tu vizituar patjetër.

E vendosur në veri të Greqisë dhe në jug të Malit të Zi, shkruan revista, ky vend ballkanik krenohet me traditat e vjetra, vijën bregdetare mahnitëse dhe kuzhinën vendase.

Shqipëria nuk është prekur ende nga turizmi masiv, shkruan media amerikane kështu që vizitorët mund të shijojnë peizazhin e pacënuar në të gjithë vendin, të eksplorojnë natyrën, shtigjet e njohura të ecjes në Alpet Shqiptare në veri, dhe të relaksohen në Rivierën piktoreske Shqiptare në jug.

Për të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë, rekomandohet të ndalen në Tiranë, kryeqytetin, të cilin e vlerëson për historinë e pasur dhe bunkerët. Ekzistojnë diku midis 175,000 dhe 750,000 të tillë në Tiranë, thotë e përditshmja amerikane, për të shtuar se pikërisht këto bunkerë personifikonin paranojën e udhëheqjes komuniste të Enver Hoxhës në rast të një bastisjeje nga armiqtë. Vendi mesdhetar, vijon shkrimi rihapi dyert e tij për turistët vetëm pas rënies së komunizmit në 1991, ndërsa bunkerët e mbijetuar kanë evoluar në hapësira sociale dhe kulturore.

Si atraksione për t’u vizituar në Tiranë rekomandohet, Sheshin Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit për të vijuar më pas me dy qytete të tjera historike si Berati dhe Gjirokastra. Shqipëria vlerësohet më tej për vijën bregdetare që ofron për çdo lloj vizitori, fshatrave piktoreskë dhe plazheve sekrete. Qendra turistike e Sarandës është shtëpia e vendpushimeve të shumta dhe restoranteve luksoze.

Fshati bregdetar i Himarës është shumë më autentik në ndjesi. Për shkak se mbetet relativisht i paprekur nga zhvillimi urban, është më i përshtatshëm për këdo që ka nevojë për qetësi. Adhuruesit e natyras rekomandohet të vizitojnë patjetër Syrin e kaltër si dhe Butrintin që konsiderohet si një thesar arkeologjik, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe magjepsëse.

Për të shmangur plazhet e mbushura me njerëz të Sarandës vizitoni plazhin e Gjipesë, i vlerësuar së fundmi si një nga plazhet më të mira në botë.

I vendosur midis Himarës dhe Dhërmiut, kjo shtrirje e largët me rërë të bardhë është e rrethuar nga shkëmbinj të lartë e të thyer, që flasin për bukurinë magjepsëse që krijohet nga kontrasti. Gjithashtu, bëni një ndalesë në qytetin e bukur bregdetar të Ksamilit. Një udhëtim i shkurtër me varkë do ju çoj në një grup prej katër ishujsh, që përbëjnë pjesën më atraktive të kësaj zone bregdetare.