Health & Beauty

Revista prestigjioze shpall për këtë verë modelin më të bukur të flokëve!

“Vogue” ka veçuar suedezen Matilda Djerf si blogeren me modelin më të bukur të flokëve për këtë verë. Bukuroshja ka tre milionë ndjekës në Instagram. Ajo është shprehur gjithmonë nëpërmjet flokëve të saj, ndaj ka krijuar edhe një linjë flokësh sepse i qaset me pasion gjithçkaje për flokë të mirë. Vëllimi dhe ngjyra e flokëve të saj të mahnit në çdo situatë. Por, si ta arrini këtë dukje? Parukierja Adam Reed shpjegoi se para së gjithash duhet të zgjidhet dhe të trajtohet me kujdes zona e flokëve që do të shkëlqejë natyrshëm në diell.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MATILDA DJERF (@matildadjerf)

Shumica e e grave vendosin maska dhe vajra të ndryshme në flokët e tyre kur shkojnë në plazh. Një prej tyre është vaji i ullirit. Në këtë mënyrë ato besojnë se flokët e tyre do të mbrohen nga rrezet e diellit, sepse qëndrimi i gjatë jashtë në ditë të nxehta mund t’i dëmtojnë kutikulat e flokëve. Si pasojë e këtij dëmtimi, flokët do të humbin hidratimin e duhur, gjallërinë dhe pigmentin e nevojshëm.

Kur gratë vendosin vaj ulliri në flokët e tyre, ato thjesht skuqin flokët si dhe lëkurën. Të gjithë vajrat tërheqin nxehtësinë dhe asnjë vaj nuk është i mirë për t’u përdorur në flokë. Ka shumë produkte që mund të përdoren për të mbrojtur flokët, madje edhe një llak i thjeshtë regjenerator spërkatës është më i mirë se çdo vaj.

Kur bëhet fjalë për maskat natyrale të flokëve, shumë gra i zgjedhin ato. Nuk është çudi, duke qenë se në rrjetet sociale mund të gjenden këshilla të shumta. Një prej tyre është maska me vaj kokosi. Megjithatë, ekspertët preferojnë që balsami të lihet 5 minuta. Ndërkaq, gjithmonë ekziston mundësia që të dëshironi flokë të bukur dhe me shkëlqim. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjeni një rutinë që funksionon dhe ndonjëherë gjërat që bëni për t’i bërë më me shkëlqim rezultojnë pa dobi, duke i bërë të duken pa shkëlqim dhe të thata.