Magazine Tech

Restaurimi i Bentley T-Series! Vetura e vitit 1965 rikthehet në gjendjen e saj origjinale!

Bentley T-Series më i vjetër në botë, i prodhuar në vitin 1965, është rikthyer në gjendjen e tij origjinale pas një restaurimi të plotë. Ky model i veçantë, që u shfaq për herë të parë në Motor Show në Paris, kishte mbetur i harruar për dekada dhe u gjet përsëri pas 59 vjetësh.

Edhe pse vetura kishte pësuar dëmtime dhe mungonin disa pjesë si paneli i kontrollit dhe dekorimi i brendshëm, motori V8 i saj 6.23 litra, me 228 kuaj-fuqi, ishte në një gjendje të mirë. Pjesë të tjera si ndërruesi i shpejtësive dhe boshti i pasëm ishin gjithashtu të nevojshme për rregullim.

Për të përmbushur nevojat e restaurimit, ekipi i Bentley përdori pjesë nga një veturë donatore dhe zëvendësoi komponentët e dëmtuar, duke përfshirë kontrollin e drejtimit hidro-pneumatik dhe pultin. Pas këtij procesi, Bentley T-Series është rikthyer në gjendjen e tij të vitit 1965 dhe tani ofron performancën origjinale, përshpejton nga 0 në 100 km/h në 10,9 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 185 km/h.