Moti i keq, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se në orët e para të mëngjesit të sotëm filluan reshjet e dëborës në Valbonë, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh e Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës, si dhe shpërndarjen e kripës. Ndërkaq, temperaturat kanë qenë në rritje krahasuar me fundjavën e kaluar dhe ditën e parë të kësaj jave.
Po ashtu gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vau i Dejës-Pukë-Kukës, Bulqizë-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, si edhe rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi edhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve. Në ato kombëtare, nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve.
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti mbetet me vranësira mesatare e të dendura deri në orët e mesditës dhe më pas, na shoqërojnë vranësira mesatare kalimtare.
Po ashtu, nuk mungojnë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në orët e pasdites, reshjet humbasin terren dhe intensitet. Në orët mbrëmjes e në vazhdim ka ndërprerje të tyre në të gjithë vendin. Prezencë të reshjeve të dobëta të borës ka në Alpe dhe në relievet malore në veri e verilindje.
Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve. Era fryn intensive me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fryn me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/17
Re shi
Kukës
-3/11
Re shi borë
Lezhë
2/20
Re shi
Dibër
2/9
Re shi borë
Durrës
8/19
Re shi
Tiranë
9/17
Re shi
Elbasan
6/14
Re shi
Berat
9/19
Re shi
Vlorë
13/20
Re diell
Korçë
3/11
Re diell
Gjirokastër
5/19
Re diell
Sarandë
7/20
Re diell