Reperja e njohur Nicki Minaj është gjobitur nga policia pasi u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nën dyshimin se po mbante drogë. “Sapo liruam një grua amerikane 41-vjeçare, të cilën e arrestuam këtë pasdite në Schiphol me dyshimin se po eksportonte droga të lehta”-konfirmuan autoritetet holandeze përmes X.
“Pas konsultimit me Prokurorinë Publike, e dyshuara është gjobitur dhe mund të vazhdojë udhëtimin e saj”. Shuma e gjobës nuk është bërë e ditur. Krijuesja e hitit “Starships” konfirmoi më herët gjatë ditës së policia gjeti marihuanë në bagazhin e saj. Incidenti çoi në shtyrjen e turneut botëror të së shtunës mbrëma “Pink Friday 2” në Manchester, Angli.
Një datë e ardhshme ende nuk është shpallur. Në postimet e mëparshme të së shtunës, Minaj pretendoi se arrestimi i saj në Amsterdam ishte pjesë e një përpjekjeje për të “sabotuar” turneun e saj botëror. Së fundmi reperja e njohur Nicki Minaj iu bashkua podcast-it “Run-Through With Vogue” për të diskutuar për amësinë teksa deklaroi se është penduar për operacionet plastike. Nicki u shpreh se:
Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale me shumë gjasa do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni ‘Isha mirë ashtu siç isha’. Kjo është ajo që më ndodhi mua. Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha fundshpinë të sheshtë, gjoksi që nuk rrinte mjaftueshëm lart. Ishin shumë gjëra.
41-vjeçarja shtoi se dikur i shmangej shikimit të fotove të vjetra, pasi nuk ishte asnjëherë e kënaqur me pamjen. Minaj beson se djali i saj 3-vjeçar ndihmoi në ndryshimin e mendësisë së saj.