Së fundmi reperit të njohur Post Malone iu refuzua hyrja në një bar në Australi për shkak të kodit të këtij lokali, ku nuk lejoheshin tatuazhet fyese. “Më larguan për tatuazhet e mia”- tha 27 vjeçari, për West Australian. “Unë kurrë nuk kam përjetuar vërtet diçka të tillë”.
Pasi u detyrua të largohej nga bari, Malone u drejtua në një klub tjetër aty pranë, ku festoi fundin e turneut të tij. I nominuari për “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, është i mbuluar me tatuazhe të shumta, përfshirë këtu edhe gjithë fytyrën.
Së fundmi, ai beri tatuazh edhe inicialet e vajzës së tij në ballë. Reperi mirëpriti vajzën e tij të vogël në fillim të vitit 2022. Artisti ka qenë shumë diskret për jetën personale por në muajin maj ai zbuloi se ishte bërë baba për herë të parë.
Malone e ka dëshmuar tashmë se bën gjithçka për admiruesit e muzikës së tij, siç edhe ka ndodhur me rastin e fundit. Në një nga koncertet e tij në Seattle, dy fanse u ngjitën në skenë ku po i priste këngëtari dhe që më pas filloi me ceremoninë e dasmës.
Vajzat qëndruan ballë për ballë, ndërsa reperi kërkonte vëmendjen e të gjithëve dhe më pas ai i udhëhoqi ato nëpër disa hapa të shkurtër për t’i thënë ‘po’ njëra-tjetrës, teksa në sfond dëgjoheshin gjatë gjithë ceremonisë duartrokitjet e audiencës.