Lil Wayne nuk do të jetë në krye të festivalit Strawberries & Creem në Kembrixh pasi iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar në minutën e fundit. Reperi amerikan, fitues i çmimit Grammy, nuk do të performojë të shtunën në atë që besohet të jetë shfaqja e tij e parë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 vjet pasi iu refuzua kërkesa për vizë.
Duke njoftuar ndryshimin në formacion ku në vend të Lil do të jetë Ludacris, organizatorët thanë se janë thellësisht të zhgënjyer nga ky vendim i papritur dhe negativ.
Për shkak të rrethanave ekstreme përtej kontrollit apo ndikimit tonë, na vjen shumë keq t’ju informojmë se Lil Wayne tani nuk është në gjendje të performojë në festival të shtunën më 18 qershor.
Lil Wayne i është refuzuar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar drejtpërdrejt nga Zyra e Brendshme në një vendim të minutës së fundit.
Ne kemi marrë njoftim shumë minimal dhe koha e vendimit është sigurisht shqetësuese për të gjithë të përfshirët, fansat e Lil Wayne, si dhe ekipin e festivalit.
Ylli i hip-hop-it, i dënuar më parë, pranoi një akuzë për armë në dhjetor 2020 dhe po përballej me deri në 10 vjet burg përpara se Donald Trump ta falte atë gjatë orëve të tij të fundit si president. Në një deklaratë së fundmi, Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha:
Çdo individ që është dënuar me një dënim me burg prej 12 muajsh ose më shumë duhet t’i refuzohet kërkesa.
Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Lil Wayne gjatë një interviste ka treguar gjithçka në lidhje me përpjekjet e tij për shëndetin mendor që çuan edhe në një tentativë vetëvrasjeje kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Muzikanti tregoi të gjithë detajet prekëse të përvojës së tij të tmerrshme që filluan të ndodhnin në momentet kur reperi mendoi se kishte humbur shansin për një karrierë muzikore të suksesshme.