Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Reperi Tyga po e “mban me të mira” këngëtaren Avril Lavigne, shpenzon më shumë se 80 mijë dollarë për të!

Mesa duket lidhja e dy artistëve të njohur po bëhet akoma dhe më e veçantë. Reperi Tyga po e “mban me të mira” këngëtaren Avril Lavigne, kjo pasi ai i dhuroi asaj një gjerdan jashtëzakonisht të shtrenjtë. Gjerdani me diamant dhe safir që ish-i i Kylie Jenner i bleu të dashurës së tij kap vlerën e 80 mijë dollarëve dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë fansave të tyre.

Kjo blerje ka ndihmuar gjithashtu për të konfirmuar se lidhja ekziston, pasi vetëm së fundmi Lavigne ndërpreu fejesën e saj me këngëtarin dhe producentin Mod Sun. Princesha e zhanrit ‘skate punk’ mori si dhuratë këtë bizhuteri të bukur të punuar me diamante bardh e zi, të zbukuruar me safirë rozë dhe të personalizuar me emrin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Xhevahiri u krijua posaçërisht për atë si porosi. Eric Mavani, një stilist i famshëm dhe i njohur bizhuterish me porosi të posaçme nga Nju Jorku tha për TMZ se:

Tyga i dhuroi Avril gjerdanin e personalizuar të diamantit të enjten, dhe pjesa vlen 80 mijë dollarë. Bizhuteritë janë 50 karat dhe kanë disa hijeshi, më e madhja me emrin “Avril”, dy kafka me një fjongo rozë secila me shkronjën “A” mbi një zemër rozë.

Artistja franko-kanadeze nuk hezitoi të tregojë blerjen e saj të re, pasi u kap teksa po dilte nga një restorant në Los Angeles me gjerdanin në qafë dhe e tregoi dhe e shpërndau me krenari në Instagramin e saj. Para disa javëve, këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe reperi Tyga kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris. 38-vjeçarja dhe 33-vjeçari, u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën ‘Mugler&Hunter Schafer’.