Reperi me origjinë shqiptare Gashi, ka lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn të New York-ut kur ai ishte 11 vjeç. I ftuar në “The Journey Podcast”, reperi ka zbuluar më shumë detaje për fëmijërinë, fillimet në karrierë e mes tjerash edhe për sukseset që ka arritur. Ai tregoi se ka lindur në Tripoli, por me krenari të madhe thotë se prindërit e tij vijnë nga Kosova.
Gjatë ‘podcast’-it, artisti i famshëm ka përmendur gjithashtu aktorin Liam Neeson, i cili në “Taken” flet për kriminelë shqiptarë që rrëmbejnë dhe vrasin. Siç thotë ai, si fëmijë ka mbledhur ushqimet pasi familja e tij kishin probleme financiare. “E urreja të shkoja në shtëpi. Ishte gjëja më e keqe. Kam punuar kopshtet nga e hëna deri të enjten. Kam punuar në kopshte edhe në gjashtë ndërtesa të tjera. Unë dhe babai i im i mbanim nga gjashtë punë”-tha ai.
“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, por unë isha ai”-theksoi ndër të tjerash Gashi. Përkundër vështirësive, ka vazhduar karrierën dhe tani nuk ka dyshim se cilësohet si një nga më të mirët në tregun muzikor ndërkombëtar.