CNN ka publikuar pamjet ku shihet momenti kur reperi Didyy dhunon ish-partneren e tij, Cassie Ventura. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në vitin 2016. Në video tregohet momenti kur Sean “Diddy” Combs pasi e godet me grushte e shqelma në tokë e merr me forcë ish-partneren, duke e tërhequr zvarrë.
Videoja e publikuar nga CNN përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor. Sipas CNN, pamjet janë të datës 5 mars 2016, ndërsa sipas padisë së Cassie Ventura ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Los Angeles. Rikujtojmë, se së fundmi shtëpitë e reperit të mirënjohur i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majamit u bastisën nga agjentët e FBI si pjesë e një hetimi federal për sulm seksual.
Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së. Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç. Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.
Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër një prej reperëve dhe milionerëve më të famshëm, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit. Ish-e dashura e tij Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ishte e para që e akuzoi Diddy-n për përdhunim, sulm dhe abuzim fizik të përsëritur në një padi të nëntorit 2023, të siguruar nga Us Weekly në atë kohë.