Celebrities Love & Sex Showbiz

Reperi i njohur Post Malone bëhet baba për herë të parë!

Reperi 26-vjeçar Post Malone ka mirëpritur fëmijën e tij të parë, një vajzë, me të fejuarën në muajin maj. Lajmi u dha nga vetë muzikanti së fundmi gjatë paraqitjes së tij të fundit në shfaqjen e ‘Sirius XM The Howard Stern’. Reperi zbuloi se e kishte puthur vajzën e tij para se të shkonte së fundmi në studion e regjistrimit.

Në fillim të vitit, Post Malone foli me dashuri për fazën e re në jetën e tij, duke ndarë emocionet përpara pritjes së fëmijës së tij të parë. Reperi tha për “People” se:

Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumtur se kam qenë ndonjëherë. Është koha të kujdesem për trupin, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë.

Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, ka zgjedhur një jetë më private që kur u transferua nga Los Angeles në Salt Lake City, 3 vjet më parë. Së fundmi, Post ka qenë i zënë duke reklamuar albumin e tij të ri, “Twelve Carat Toothache”.

Rikujtojmë se para disa kohësh reperi i njohur amerikan realizoi një punim estetik të dhëmbëve në total, duke vendosur 28 dhëmbë qeramike dhe dy diamantë. Dhëmbët e qenit, reperi vendosi t’i bëj sipas trend-it që ka lindur që në vitet ’80, kur personazhe publikë filluan të bëjnë dhëmbë floriri, ose argjendi, ama puna që mori përsipër Post Malone, ishte tjetër nivel.

Diamantët që ka realizuar janë 14-karatsh dhe janë punuar nga një staf i madh dentistësh dhe argjendarësh që e kanë realizuar këtë punë për herë të parë. Sjellim në vëmendje se 2 vjet më parë, Post Malone u bë pjesë e një podcast-i jo të zakonshëm për 4 orë të tëra me Joe Regan. Ata folën për eksperiencat paranormale, teori konspirative dhe UFO-t. Reperi pranoi se beson se jeta jashtëtokësore ekziston dhe ai ka qenë 2 herë dëshmitar.