Celebrities Gossip Showbiz

Reperi i njohur Fero deklaron se është në depresion të rëndë dhe ka një thirrje për mediat!

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke zbuluar se është duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe është në depresion të rëndë. Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Fero ka kërkuar ndihmën e mediave për ta mbështetur në një çështje të rëndësishme, që dëshiron ta bëjë publike.

Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë. “I bëj thirrje të gjitha mediave sepse jam në shqetësim të madh, është duke m’u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit.  Jam i thyer emocionalisht sdhe jam në depresion të rëndë”-ka shkruar reperi nga Gjilani në postimin e tij. Ky njoftim ka ngjallur shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për artistin në këtë periudhë të vështirë. Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet që mediat të ndërhyjnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes.