Eminem feston 16 vjet të maturisë. Reperi në të kaluarën ka pasur problem me varësinë ndaj alkoolit, por tani është i pastër. Në të kaluarën, ai ka folur hapur për luftën e tij, duke përmendur se për pak sa nuk kishte vdekur nga një mbidozë në vitin 2007. Varësitë kryesore të reperit, përveç alkoolit, ishin edhe pilulat e gjumit, si dhe Vicodin, dhe sipas tij, ka pasur një periudhë që ka marrë më shumë se 20 pilula në ditë. Nga 20 prilli 2008 e deri më sot, Eminem është esëll. Këtë e ka treguar me postimin e tij të ri në rrjetet sociale.
Në veçanti, ai ka publikuar një foto, në të cilën duket se mban në dorë diçka si një monedhë, me pikë referimi të Alkoolistëve Anonim. Ai thotë “16” mbi të. Sigurisht që në komente publiku i tij ka nxituar të shprehë mbështetjen për reperin. I pari që komentoi ishte vëllai i tij Nathan, i cili shkroi: “Këshilltari më i madh”, ndërsa menaxheri i tij shtoi: “Gëzuar 16. Shumë krenar për ty”.
View this post on Instagram
Reperi i njohur Eminem do të vijë me një album të ri. Kështu të paktën ka zbuluar kolegu i tij i cili së fundmi u nderua nga një yll në “Hollywood Walk of Fame”. Gjatë paraqitjes së Dr. Dre në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, artisti dhe producenti zbuloi se albumi i 12-të i Eminem-it është aktualisht në procesin e realizimit dhe do të publikohet këtë vit.
Më lejoni t’ju them diçka. Eminem është duke punuar në albumin e tij që do të dalë këtë vit. Unë në fakt fola me të dhe ai tha se ishte në rregull për ta dhënë këtë lajm ekskluziv pikërisht këtu në këtë emision. Pra, ai ka një album që do të dalë, unë kam këngë në të dhe është e përsosur.
Bashkëthemeluesi i “Death Row Records” pranoi se nuk është i sigurt se si do të tingëllojë rezultati përfundimtar për publikun. Albumi më i fundit origjinal në studio i yllit të “8 Mile”, “Music to Be Murdered By”, u publikua në vitin 2020 dhe solli hitin “Godzilla”, i cili arriti kulmin në vendin e tretë në Billboard Hot 100.