Diddy vazhdon të përballet me pasojat e videos që tregon atë duke sulmuar ish të dashurën e tij Cassie Ventura. Reagimi ka qenë i ashpër nga publiku dhe sidomos nga sponsorat dhe bizneset në bashkëpunim me Diddy. Telashet për të nuk kanë fund pasi edhe Universiteti Howard ka marrë një vendim të rëndësishëm. Në një deklaratë thuhej se: Bordi i Administratorëve të Universitetit Howard votoi njëzëri sot për të pranuar kthimin nga Sean Combs të gradës së nderit të dhënë atij në vitin 2014.
Së fundmi reperi gjithashtu ka kthyer çelësin e tij ceremonial në qytetin e New Yorkut që iu dha vitin e kaluar nga kryebashkiaku Eric Adams. Kjo vjen pasi kryebashkiaku i dërgoi një letër reperit duke kërkuar kthimin e nderit pas videos së turpshme të tij duke dhunuar ish-të dashurës. TMZ raportoi se ekipi i Diddy e ktheu çelësin duke përdorur udhëzimet e dhëna nga zyra e kryetarit.
Qyteti i New Yorkut mban një listë të të gjithë marrësve të Çelësit të qytetit dhe Combs do të mbetet në regjistër. Diddy është aktualisht nën hetim federal dhe po përballet me akuza serioze për sulme dhe abuzime seksuale. Së fundmi Cassie Ventura ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për videon virale ku reperi Diddy shihej duke e dhunuar fizikisht atë.
Pamjet e kamerave nga një incident i vitit 2016 tregojnë Combs duke e ndjekur këngëtaren në korridorin e hotelit përpara se ta godasë dhe shkelmojë atë në dysheme. Reperi kërkoi falje tnë një video të shpërndarë në Instagram, ndonëse nuk iu drejtua ish-partneres. Ai tha se kjo që ka bërë është e pafalshme dhe se merr përgjegjësinë e plotë për veprimet në video.
Megjithatë, 37-vjeçarja, tanimë nënë e dy fëmijëve, ka bërë një deklaratë me fjalët e saj, duke folur hapur për ngjarjen. Sean ‘Diddy’ Combs është goditur me një tjetër padi për abuzim. 54 vjeçari i cili sapo ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij Cassie Ventura akuzohet nga ish-modelja Crystal McKinney se e detyroi të kryente një akt seksual pasi dyshohet se i kishte premtuar një rritje në karrierë.