Renis Gjoka është një nga këngëtarët më të talentuar shqiptar të rrymës “rock”. Ai është siguruar që jetën e tij private ta mbajë larg syve të publikut duke qënë gjithmonë shumë i rezervuar. Por, ndryshe nga herët e tjera, së fundmi në një intervistë, këngëtari ka folur për partneren e tij Jonën, me të cilën është prej 15 vitesh.
Teksa po tregonte mbi koncertin që do të sjellë më 18 Qershor të titulluar “Rock the dictator”, nuk ka harruar të përshëndesë gjysmën e tij, madje t’i dedikojë asaj edhe disa fjalë shumë të ngrohta dhe romantike.
Falenderoj publikisht Jonën, shoqen time e cila vërtet ka bërë gjysmën e punës dhe e dua shumë.
Renisi madje këndoi edhe këngën “Dashuria ime ti”, e cila është një dedikim për Jona Xhanin, bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën. Renisi dhe Jona janë dhe prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Aura.
Ndërkohë rikujtojmë se, xhaxhai i tij, këngëtari Aleksandër Gjoka në një intervistë ka folur dhe për Renisin dhe këshillat që mund t’i japë atij në jetën personale apo profesionale.