Aktorja e famshme e cila ka luajtur rolin e Bridget Jones ka dhënë një intervistë për revistën “Red” ku si rrallëherë ka folur për largimin e saj nga Hollywood.
Britanikja u shkëput prej 6-vitesh nga karriera e saj pasi ndihej sikur po qëndronte në një vend negativ ku ishte vazhdimisht e acaruar dhe mërzitur.
“Unë nuk po kujdesesha për veten dhe isha shumë e vetëdijshme për këtë gjë. Kur u largova nuk e dija sesa do të zgjaste kjo shkëputje. Dija vetëm se doja të provoja diçka të re” -u shpreh ajo gjatë intervistës.