Aktualitet

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë!

Një aksion blic i forcave speciale RENEA po vijon në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së 9 gushtit. Raportohet se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Mësohet se aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.

Burime bëjnë me dije se po kontrollohet në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare pasi ka pasur informacion se aty ndodheshin 2 persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

RENEA ka bllokuar dhe hyrjen në hotel dhe nuk lejon lëvizjen e asnjë makine.

Po kështu një ambulancë është prezente aty.