Aktualitet

Remitancat, të ardhurat që emigrantët dërgojnë në shtëpi janë ulur! Eksperti tregon arsyet!

Në takimet me diasporën, kryeministri Rama u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të vazhdojnë dërgimin e remitancave drejt vendit mëmë.

Në takimet me diasporën, kryeministri Rama u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të vazhdojnë dërgimin e remitancave drejt vendit mëmë.

Remitancat janë paratë që emigrantët dërgojnë në atdhe. Ato morën hov me valën e parë të emigrimit në vitet ’90. Me përafërsi rezulton se kemi 2 milionë emigrantë.

“Në vitet 90 njerëzit e shihnin emigrimin si diçka të përkohshme, do të shkonin të bënin para dhe të ktheheshin në atdhe, të ndërtonin shtëpi, do zgjidhnin problemet e veta dhe rrjedhimisht remitancat ishin shumë të konsiderueshme në raport me numrin e emigrantëve. Me kalimin e dekadave filluan të zënë rrënjë atje dhe rrjedhimisht sot kemi më pak të ardhura në raport me numrin e emigrantëve. Brezi i parë i emigrantëve ka filluar të shkëpusë lidhjet me atdheun, pasi cikli i jetës bën të vetën, prindërit ndërrojnë jetë dhe distanca rritet, Po ashtu modeli që emigrantët kthehen në atdhe për pushime, sot është më i zbehtë, pasi në mungesë të lidhjeve personale apo familjare ata nuk vijnë domosdoshmërisht në Shqipëri”, tha Gjergj Erebara, Ekspert për ekonominë.

Remitancat në fillim të viteve 2000 arritën në 1 miliardë euro, ranë pastaj deri në 700 milionë euro dhe aktualisht janë mbi 1.1 miliardë euro në një vit. Por kjo rritje duke të merret parasysh në raport me numrin e emigrantëve dhe me ekonominë. Pasi 1 miliardë euro të para viteve 2000 nuk janë të njëjta me 1 miliardë euro tani, kjo për shkak se paraja zhvlerësohet gradualisht.