Bota

Reja e çuditshme mbulon qytetin brazilian Caxias do Sul!

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e filmuar në Brazil, ku shihet kalimi i një reje ngjyrë hiri mbi atë zonë. Videoja është shfaqur në Instagram e siç raporton BBC, shfaq lëvizjen e dukurisë natyrore e njohur si “rafti i resë” (shelf cloud), që gjatë asaj kohe të caktuar është regjistruar nga një banor i qytetit brazilian Caxias do Sul.

Skena si në filmat harror të kësaj reje, shihen sesi mbulon qytetin, i cili “errësohet” sa hap e mbyll sytë. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA (NWS), kjo lloj reje fillimisht sjell erëra të stuhishme dhe më pas shi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Max Petry (@maxpetry78)