Celebrities Sport

Rei Manaj: Me Spanjën do luajmë më fort se me kroatët!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024, në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ishte ndër futbollistët me paraqitjen më të mirë ditën e djeshme me përballejn që kuqezinjtë zhvilluan kundër Kroacisë. Sot sulmuesi ka dalë në një konferencë për mediat, ku u pyet në lidhje me takimin e djeshëm, por gjithashtu edhe për atë të ardhshmen kundër Spanjës, që edhe do të jetë vendimtarja për fatet e Kombëtares:

Ne ishim në autobus dhe filluam të mendonim, dhe besoj se mund të kishim arritur 3 pikëshin, patëm ato 4 minuta që na bënë dy gola. Goli i dytë mund të ishte edhe faull. Na ngelet pishman që nuk morëm 3 pikëshin, sepse tani presim Spanjën që të kalojmë grupin. Duhet të shikojmë se si do jetë ndeshja e sotme kundër Italisë. Nëse fiton Spanja besoj se kemi shanse për ta mundur dhe kaluar grupin. Ndeshja me Italinë besoj që goli që e bëmë shumë shpejt na bëri që të ulemi shumë. Ata kanë kualitet po ashtu edhe Kroacia. Pjesët e para kanë qenë më të mirat që kemi bërë gjithë këto vite. Na demoralizoj goli i parë me Kroacinë, sepse ekipi e donte shumë fitoren. Po pastaj Klausi e bëri golin e barazimit por edhe lojtarët e stolit na ndihmuan, mirë që vajti ashtu.