Katy Perry dhe Orlando Bloom u ndanë për pak kohë në vitin 2017, pasi çifti pati disa probleme. Bloom ndjeu nevojën të tërhiqej, ndërsa Perry e kuptoi se duhej të fokusohej tek vetja e saj. Pas takimit të parë të tyre në vitin 2016 marrëdhënia e dyshes arriti një pikë kthese kur aktori mori pjesë në një takim njëjavor të quajtur ‘Procesi Hoffman’, i cili bëri që çifti të kuptonte se ata donin gjëra të ndryshme në atë kohë. Gjatë kohës së tyre larg, Perry dhe Bloom u përballën me sfida. Viti ishte veçanërisht i vështirë për Perry-n, por ishte gjithashtu një periudhë vetë-reflektimi dhe ndryshimi.
Këngëtarja vendosi të marrë pjesë në të njëjtën tërheqje që kishte ndikuar në Bloom, i cili u bë një katalizator i madh për transformimin e saj personal. “Sapo kisha dalë nga një lidhje dhe mendoja se nuk mund ta bëj më këtë. Më duhej të notoja në një pellg tjetër, por më duhej të bëja. Më në fund shkova në Hoffman në fund të atij viti që u ndamë dhe folëm”.
“Unë do të isha e vdekur pa të. Nuk do të isha në këtë planet pa atë proces dhe meditim. Thjesht më ndihmoi të riorganizoja atë që mendoj për veten time dhe më ndihmoi të lidh kokën me zemrën time”. Kur u rilidhën, Perry ishte e vendosur të ishte plotësisht e hapur me Bloom, duke ndarë dobësitë e saj. Mbështetja e tij e vazhdueshme gjatë kësaj kohe i tregoi asaj se ai ishte partneri i duhur për të.
“Burri im Orlando Bloom pastron shtëpinë, lan enët dhe unë e shpërblej me seks.” Këto janë fjalët e Katy Perry, e cila ka ndarë edhe aspekte më intime të jetës së saj në podcastin Call Her Daddy. Në rrjetet sociale, ka pasur reagime të ndryshme lidhur me këtë deklaratë. Artistja nga Santa Barbara, gjatë karrierës së saj, ka tërhequr vëmendjen edhe për veshjet ose videoklipe që kanë përmbajtje të lartë seksuale.
Katy Perry është në një lidhje me Orlando Bloom që nga viti 2016 dhe e kanë shtyrë dasmën vetëm për shkak të pandemisë. Në vitin 2020, ata mirëpritën Daisy Dove Bloom, vajzën e tyre të parë. Jeta seksuale duket se vazhdon të jetë në formë për çiftin, pasi këngëtarja në të kaluarën e kishte përshkruar aktorin si ‘një hamshor’. Këtë herë ajo ka hyrë më në detaje në intervistën për podcastin të udhëhequr nga Alex Cooper.