Bota Film & Tv

Regjizorja dhe dramaturgia dënohen me burg në Rusi për terrorizëm në një pjesë teatrale!

Regjizorja ruse Yevgeniya Berkovich dhe dramaturgia Svetlana Petriychuk janë dënuar sot me gjashtë vjet burg me akuzën “justifikim i terrorizmit” në një pjesë teatrale të 2021 për gratë që martoheshin me luftëtarë xhihadist në Siri. Dyshja u dënuan pas gjyqit me dyer të mbyllura, teksa arrestimi tyre vitin që shkoi tronditi komunitetin e artistëve në Rusi.

Shtimi i presionit ndaj komunitetit të artistëve në Rusi vjen pas qëndrimeve kritike ndaj rekrutimeve të Kremlinit për luftën brutale në Ukrainë. Avokatët e mbrojtjes thanë:

Dënimi i dhënë sot nga gjykatësit ishte i njëjtë me atë të kërkuar nga prokurorët, thanë avokatët e mbrojtjes.

Gratë erdhën në gjykatë të prangosura ndërsa ndarja e tyre e xhamtë në sallë, ruhej nga policë të armatosur e të maskuar, sipas rrjetit AFP. 39 vjeçarja Berkovich, veshur me një bluzë të bardhë, tentonte të buzëqeshte, kurse 44 vjeçarja Petriychuk, mbante një fustan blu dhe dukej e tensionuar.

Avokatja mbrojtëse Ksenia Karpinskaya tha se:

Dënimi i sotëm ishte ilegal, në një seancë të padrejtë.

Gjithashtu, shtuan se gratë ishin krejt të pafajshme, mes duartrokitjeve të të pranishmëve. Gjatë leximit të dënimit, bashkëshorti Berkovich, Nikolai Matveyev, i cili punon në grupin e pavarur teatral, shpërtheu në lot. Prokurorët thonë se me pjesën e tyre të vitit 2021 për gratë ruse që josheshin të martoheshin me militantë të ISIS në Siri krijueset kishin favorizuar terrorizmin, megjithëse drama ka marrë dy çmime të rëndësishme. Rrjeti AFP shkruan:

Kremlini ka vendosur kufizime të ashpra ndaj prodhimit artistik që prej nisjes së ofensivës në Ukrainë në shkurt 2022, çka ka bërë që shumë figura të artit të largohen nga vendi.