Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Regjisorja indiane Payal Kapadia shkruan historinë, personi i parë nga vendi i saj që fiton një çmim të madh në Kanë!

Regjisorja Payal Kapadia bëri histori pasi ajo u bë personi i parë nga India që fitoi ‘Çmimin e Madh’ prestigjioz në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë, çmimi i dytë më i lartë pas ‘Palmës së Artë’. Filmi i Kapadia-s “All We Imagine As Light” është një dramë e përqendruar në dy infermiere, të cilat janë zhvendosur në Mumbai dhe po lundrojnë në jetën e dashurinë.

Është filmi i parë indian në tre dekada që konkurron në konkurrencën kryesore të Kanës. “Tashmë ishte një ëndërr të përzgjidhesha në konkurs dhe kjo ishte përtej imagjinatës sime”-tha Kapadia në fjalimin e saj, duke u kthyer përballë jurisë së Kanës, e cila këtë vit përfshin regjisoren Greta Gerwig dhe aktoren Lily Gladstone. “Ju lutemi mos prisni 30 vjet të tjera për të pasur një film indian”-tha ajo para audiencës.

Kapadia kishte fituar më parë çmimin ‘L’Oeil d’Or’ të festivalit në vitin 2021 për dokumentarin e saj të mirënjohur “A Night of Knowing Nothing”, për mënyrën sesi një studente filmi në Indi përpiqet të vazhdojë një marrëdhënie me ish-in e saj, pavarësisht se është nga një kastë tjetër.