Greta Gerwig do të marrë çmimin për regjisoren e vitit për suksesin e filmit “Barbie” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Palm Springs”. Ngjarja do të zhvillohet më 4 janar në qendrën e konventave të resortit në Kaliforni, SHBA. Presidenti i Festivalit Nashathar Singh Chandi tha se:
Greta Gerwig na solli përvojën kinematografike të vitit me ‘Barbie’, kombinimi i përsosur i komedisë, emocionit dhe aventurës që argëtoi dhe rezonoi me publikun, duke u bërë një gur prove kulturor në mbarë botën. Gerwig është një regjisore e talentuar dhe vizioni i saj është sjellë në jetë kaq të gjallë si nga skenari që ajo shkroi bashkë me Noah Baubach ashtu edhe nga bashkëpunimi i saj unik me ekipin krijues të jashtëzakonshëm, efektet vizuale të të cilit rivalizohen vetëm nga interpretimet e jashtëzakonshme të Margot Robbie, Ryan Gosling dhe i gjithë kasti. Jemi të nderuar që t’ia dorëzojmë çmimin për regjisorin e vitit Greta Gerwig.
Greta Gerwig ka zbuluar së fundmi se është rritur në një familje anti-“Barbie”. Në një intervistë për BBC Radio 4, Gerwig rrëfeu se mamaja e saj nuk e priste me kënaqësi këtë ikonë të modës, duke argumentuar se ajo nuk ishte shembulli i duhur për gratë. Megjithatë, regjisorja ka gjetur mënyrën e saj për ta sjellë “Barbie” në një prodhim televiziv spektakolar që ka thyer pritshmëritë.
Mamaja ime nuk e pëlqente shumë kukullën Barbie. Ndoshta, shumë nëna të tjera do e gjykonin, por sipas nënës time kjo kukull nuk ishte shembulli më i mirë i gruas; lloji i trupit, gjithçka. Ndaj, ajo ishte më pak e emocionuar për të.
Rikujtojmë se filmi “Barbie” thyer rekorde për fitimet e mëdha që ka marrë pas publikimit të tij. “Barbie” ka fituar më shumë se 575 milionë dollarë në arkat e Amerikës duke kaluar shifrën e Marios prej 574.2 milionë dollarësh. Kapërcimi i “Barbie” në krye ishte më i shpejtë se ai i “Mario”, duke arritur titullin rekord në vetëm 34 ditë që nga publikimi i tij.