Regjisori i njohur i shqetësuar: “Sot humori është kthyer në gallatë”
Live From Tirana • 21:27 05/03/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike regjisori i njohur, Gëzim Kame. Duke qenë se tema e ditës së sotme ishte humori i para dhe pas viteve 90, Kame u pyet se çfarë mendimi ka për këtë? Ka një përzierje stilesh në punë nga ana e regjisorëve. Ka disa aktorë që e kanë kthyer skenën në arenë. Shoh defekte që më vjen realisht shumë keq. Ka shumë aktorë që dalin improvizojnë, ngecin, luhet shumë me gjymtyrët fizik si dhe me dialetalizmat dhe kjo nuk mund të vihet aspak në shënjeshtër të humorit. Humori i ditëve të sotme është shqetësues, është kthyer në gallatë që është pjesa më amatore e aktrimit. Ky popull ka shumë probleme, shumë halle, humori është një armë e fuqishmë për t’i vënë këto probleme në qendër. Ky popull ka nevojë të qeshë me zemër. Njerëzit që bëjnë humor janë njerëz inteligjente, njerëz të veçantë. Humori duhet te jetë i vërtetë në problemin që nxjerrë jo të bëjë gallatë. Aktorin Gaz Paja e shoh shumë të pjekur, nuk bën gallatë, ka dhe të tjerë që janë në rrugë profesionale. Ka disa pastaj që janë jashtë logjikës së profesionit, e sjellin banalitetin e jetës së rendomtë dhe shkojnë pas shijës së disave. E qeshura e njerëzve duhet të jetë inteligjente, e hollë.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024