Dieta 2+1 bazohet në parimin e konsumimit të më shumë ushqimeve me pak kalori. Rezultatet janë 5 kilogramë më pak për 2 javë. Dieta 2 + 1 lejon konsumimin e të gjitha ushqimeve të zakonshme, mirëpo theksi vihet tek perimet. Pjata duhet të mbushet me perime dhe me një pjatë mish. Me fjalë të tjera, te çdo racion 75 për qind të pjatës mbusheni me perime (dy të tretat), ndërkaq pjesën e mbetur (një të tretën) me proteina, sipas dëshirës, si mish, peshk, vezë apo sojë.
Perimet bishtajore dhe me fletë të cilat mund të gjenden gjatë vjeshtës janë të pasura me materie ushqyese dhe me fibra ushqimore të cilat ofrojnë ndjenjën e ngopjes, përmirësojnë metabolizmin, por që kanë pak kalori. Ideja themelore e dietës 2 + 1 bazohet pikërisht në parimin e konsumimit të më shumë ushqimeve me pak kalori, përkatësisht shmangie nga kafshatat e ëmbla dhe të yndyrshme.
Për të arritur rezultate optimale përkufizoni porcionin e proteinave në 80 gramë për racion, hani mish të pjekur të bardhë me yndyrë minimale, peshk të pasur me omega 3 me thartira yndyrore apo zëvendësim vegjetarian, ndërkaq pjesën e mbetur të pjatës mbusheni me karota të shijshme, me selino, lakra apo me artikuj të tjerë perimesh të sezonit. Nutricionistët thonë që gjatë dy javëve të praktikumit të këtij regjimi të ushqimit mund të humbni deri në 5 kilogramë.
Ndërkaq, pas moshës 25 vjeçe, gratë mund të kenë nevojë për disa vitamina dhe minerale që ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit optimal dhe parandalimin e problemeve shëndetësore në të ardhmen. Vitamina D dihmon në përthithjen e kalciumit dhe është thelbësore për shëndetin e kockave. Pas moshës 25 vjeçe, shëndeti i kockave bëhet më i rëndësishëm dhe vitamina D luan një rol vendimtar. Kalciumi është i domosdoshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës, sidomos për gratë që kanë një rrezik më të lartë të dobësimit të kockave pas menopauzës.
Vitamina B-kompleks (B6, B12, Acid Folik). Vitamina B6 ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve që rregullojnë humorin dhe funksionet nervore. Vitamina B12 është thelbësore për qelizat e gjakut dhe funksionimin e duhur të trurit. Vitamina B3 është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në shfaqjen e lodhjes, nervozizmit, përqendrimit të dobët, dhimbje koke, shumë simptoma dhe shqetësime të tjera.