Bota Botë e Çuditshme

Refuzoi të linte çantën prej 3,000 dollarësh në dysheme, pasagjerja dëbohet nga fluturimi!

Një grua nga Kina u shoqërua nga policia jashtë një aeroplani, pasi refuzoi të vendoste çantën e saj Louis Vuitton prej 3,000 dollarësh në dysheme. Rasti i çuditshëm ndodhi më 10 gusht në një fluturim që nisej nga aeroporti ndërkombëtar Jiangbei, me pamjet e kapura nga një shoku i saj dhe më pas u postuan në faqen e mediave sociale kineze Douyin.

Ekuipazhi i fluturimit i kërkoi pasagjeres që të vendoste çantën e saj të cilësisë së lartë poshtë ulëses për t’iu përmbajtur rregullave bazë të sigurisë. Mirëpo, gruaja, e cila po udhëtonte, nuk pranoi ta bënte këtë dhe këmbënguli ta linte çantën në ulësen pranë saj.

Më pas ajo filloi të luante në celularin e saj dhe injoroi ekuipazhin e kabinës. Veprimet e saj e shtynë pilotin të kthehej në portë, ku policia hyri në aeroplan dhe shoqëroi gruan jashtë. Në videon e publikuar u dëgjuan pasagjerët e tjerë duke brohoritur, ndërsa gruaja u përcoll nga aeroplani.

Avioni u detyrua të kthehej në portën e imbarkimit, duke shkaktuar një vonesë prej një ore pasi gruaja u largua. Vonesa ka ndërprerë edhe fluturimet e tjera. Pasagjerëve u kërkohet gjithmonë që t’i mbajnë çantat e tyre në ndarjet e magazinimit lart ose nën sediljet përpara tyre pasi çdo objekt që mund të bëhet një pengesë ose të bllokojë një rrugë shpëtimi në rast turbulence ose evakuimi është një rrezik sigurie.