Modelja australiane, Elle Macpherson, zbuloi së fundmi se ajo luftoi me kancerin e gjirit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej kimioterapisë. Më pas, tha se kishte vendosur për një qasje holistike ndaj trajtimit dhe theksoi se ky vendim nuk është për të gjithë. “Ishte një tronditje, diçka e papritur dhe konfuze dhe e frikshme në shumë mënyra dhe me të vërtetë më dha mundësinë të gërmoj thellë në ndjenjën time të brendshme për të gjetur zgjidhjen e duhur”-tha ajo. Ndonëse shtatë vite më parë u diagnostikua me kancer, ajo nuk donte të fliste për këtë në publik.
Ylli i famshëm theksoi se donte të trajtohej në fshehtësi. Modelja u diagnostikua me një lloj kanceri, HER2, karcinoma intraduktale pozitive që pranon estrogjenin. Ajo zbuloi se mjeku më pas sugjeroi një mastektomi me rrezatim, kimioterapi, terapi hormonale dhe rindërtim të gjirit. Macpherson tani i është përkushtuar shëndetit të saj dhe çdo ditë kujdesemtpër mendjen, trupin dhe shpirtin duke praktikuar ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim.
Elle Macpherson dukej e mahnitshme në kopertinën e dhjetorit të “Harper’s Bazaar Spain”, e veshur me një triko të gjerë dhe pantallona të shkurta. Në foto e tjera bukuroshja shfaqej më klasike e veshur e gjitha me të zeza. Supermodelja 60-vjeçare shfaqi gjithashtu fizikun e saj perfekt me rroba banje. Duke folur për këtë fotosesion, Elle pranoi:
Nuk kam dashur kurrë të bëhem modele dhe e kam urryer përvojën e parë të ecjes në një pasarelë. Herën e parë që eca në pasarelë isha 7-vjeçe dhe e bëra me tezen time, e cila ishte modele. E urreja. Unë kurrë nuk kam dashur të bëhem modele, kam dashur të studioj drejtësi dhe të kem një punë të qëndrueshme me të cilën të kisha të ardhura të mjaftueshme që do të më lejonin të rritesha.