Bota Celebrities Music Showbiz

Refuzoi 3 milionë dollarë për të performuar në tubimin e Donald Trump, vetëm 50 Cent mund ta bënte këtë!

Reperi i njohur 50 Cent ka thënë se ka refuzuar 3 milionë dollarë për të performuar në një tubim të Donald Trump në New York, fundjavën e kaluar. Ai gjithashtu tha se refuzoi një ofertë për t’u paraqitur në Konventën Kombëtare Republikane të këtij viti.

Reperi deklaroi se kishte “frikë nga politika” dhe për këtë arsye refuzoi ofertën. Ndër të tjera ai shpjegoi:

Kjo ndodh sepse kur përfshihesh në të, pavarësisht se si ndihesh, dikush nuk pajtohet me ty.

Teksa fliste në “The Breakfast Club”, 50 Cent shtoi se “as nuk foli me ta” për paraqitjen në kongres pasi nuk ishte i interesuar. Reperi vijoi:

Mora një telefonatë, më kërkuan për të dielën dhe më ofruan 3 milionë dollarë për këtë të diel.

Rikujtojmë se, reperi 50 Cent ka përdorur zërin e tij për të nxjerrë në pah veprimet e Diddy-t gjatë viteve, veçanërisht pas akuzave të fundit ndaj producentit dhe reperit Sean Combs. Në një bisedë ekskluzive me PEOPLE, 49-vjeçari flet për sjelljet e Diddy-t, 54 vjeç, duke u përqendruar në akuzat për trafik seksual, shantazh dhe përfshirje në prostitucion, të cilat u bënë publike pas arrestimit të tij në një hotel në Manhattan më 17 shtator. Combs ka deklaruar se është i pafajshëm.