E premtja sportive e Top Albania Radio-s rikthehet edhe sot me “Pasò”. Emisioni juaj sportiv i preferuar vjen ditën e sotme me disa të ftuar specialë, në studio por edhe në lidhje telefonike, të cilët bënë deklarata dhe parashikime. Teksa u komentuan ndeshjet e ditëve të kaluara, Lenida Halilaj, një e ftuar e përhershme tashmë e emisionit u shpreh se e zhgënjeu humbja e Kukësit, por megjithatë ajo dukej mjaft optimiste, teksa kujtojmë se më parë në “Pasò”, Lenida është shprehur fanse e Kukësit.
Ndërkohë, i ftuar në një lidhje telefonike ishte Redi Jupi, i cili u shpreh se është e pamundur të ketë rrëshkitje apo surpriza mes 16 skuadrave më të mira të momentit. Ai gjithashtu bëri një analizë të detajuar për futbollin në përgjithësi, teksa bëri deklaratën e fortë për skuadrën e Barcelonës.
Fakti që Barcelona është jashtë, nuk është surprizë. Surprizë do të ishte po të ishte brenda…
Kujtojmë, se në një tjetër intervistë në Top Albania Radio, Redi Jupi u shpreh për Partizanin, Tiranën dhe Dinamon duke thënë se që të treja janë me fanellë shumë të rëndë, por ai vetë më mirë e ndjen veten te Dinamo, ku edhe është rritur profesionalisht.
Ndërkohë, një tjetër i ftuar ditën e sotme ishte Lorenc Jemini, i cili bëri një analizë javore rreth futbollit! Poashtu i ftuar gjithashtu ishte Marin Meksi, i cili u shpall kampion absolut në ‘Bodybuilding’, teksa zbuloi detaje nga eksperienca e tij.