Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Reagon Tea Trifoni pas deklaratës së Luizit: “Nëse më urren, do të të mbetem gjithmonë në mendje”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

Kjo është java e fundit e emisionit më të përfolur shqiptar dhe tanimë rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Në një lojë me pyetje të organizuar në shtëpi, banorët u pyetën se cilin nga personat nuk pëlqejnë. Përgjigja e Luizit ishte ajo që na habiti. Ai e cilësoi Tea-n si personin që nuk i ka pëlqyer kurrë në shtëpi, madje e quajti atë edhe antipatike.

Mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish-banores Tea Trifoni e cila ka ardhur menjëherë me një kundërpërgjigje në Instagram-in e saj. Bashkangjitur me videon ku Luizi përmend emrin e saj ajo shkruan:

Love me or hate, both are in my favor… If you love me, I’ll always be in your heart… If you hate me. I’ll always be in your mind.

Rikujtojmë se, në këtë diskutim nuk mungoi as reagimi i Efit e cila i tha Luizit të mos e zgjaste më këtë muhabet. Vetëm pak ditë kanë mbetur nga nata finale dhe situata tashmë në shtëpi duket mjaft e qetë dhe miqësore ndërmjet Efit, Luizit, Dea Mishel dhe Kristit.