Familja e Liam Payne është shprehur e shkatërruar pas vdekjes tragjike të këngëtarit në moshën 31-vjeçare. Ish-ylli i One Direction humbi jetën pas një rënie nga kati i tretë i hotelit Casa Sur Palmero në Buenos Aires, ku pësoi lëndime të rënda, përfshirë një frakturë të kafkës.
Një anëtar i familjes tha për MailOnline:
Ne jemi krejtësisht të shkatërruar nga lajmet.
Motrat e tij, Nicola dhe Ruth, mbërritën herët në shtëpinë e tyre në Codsall, duke shfaqur dhimbjen e tyre për humbjen.
Sipas kreut të shërbimeve të urgjencës në Buenos Aires, Alberto Crescenti, Payne kishte një “frakturë kraniale dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda” që çuan në vdekjen e tij të menjëhershme pas rënies prej 45 metrash. Identiteti i tij u konfirmua nga shërbimet e urgjencës duke kontrolluar pasaportën e tij, por policia ende nuk ka prova përfundimtare në lidhje me rrethanat e incidentit.
Vdekja e Liam Payne ka tronditur fansat dhe kolegët e tij, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e muzikës.
Nuk duhet lënë pa u përmendur se ribashkimi i shumëpritur i grupit të njohur “One Direction” mund të ndodhë në rrethana krejt ndryshe nga çfarë kishim menduar, në funeralin e njërit prej yjeve.