Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani disa orë më parë, u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.
Disa prej tyre e komentuan negativisht, përmendim këtu reperin Noizy, këngëtaren Rozana Radi e së fundmi dhe Dalina Buzin, e cila ndryshe nga ta e justifikoi këtë gjë.
Por vetë Megi zgjodhi të reagojë me një postim të bërë pak minuta më parë, duke u shprehur:
Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me ‘idiotësitë’ tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale.