Celebrities Gossip Showbiz

Reagon Luiz Ejlli pas dënimit me burg! “Më keni përdorur… egërsia ime të dalë jashtë”

Luiz Ejlli ka qenë në qendër të mediave së fundmi për shkak të ngjarjeve të ndryshme që e kanë rrethuar. Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se është ndjerë i përdorur nga disa individë, por ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur.

Në postimin e tij, Luizi theksoi:

E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)


Ky mesazh ka shkaktuar shumë spekulime mes fansave, të cilët e lidhin atë me dënimin e tij prej një viti burgim nga Gjykata e Fierit.

Megjithëse shumë ndjekës prisnin një reagim nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e publikut. Situata e Luizit vazhdon të jetë në fokus të mediave dhe opinionit publik.