Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, u dorëzua në Policinë e Kosovës ditën e djeshme, pas lëshimit të një fletëarresti për një përleshje në një klub nate në Pejë gjatë muajit gusht.
Ai u paraqit në polici rreth orës 09:00, shoqëruar nga babai i tij, Sali Lushaj.
Pas dorëzimit, Sali Lushaj komentoi masën e paraburgimit prej 48 orësh të vendosur nga prokuroria, duke shprehur respekt për autoritetet dhe duke theksuar se ligjet e shtetit duhet të respektohen. Babi i artistit është shprehur se:
Kjo është e drejta e prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhet të zbatohen
Ai shtoi se dorëzimi i Stresit ishte rezultat i negociatave të avokatit me prokurorinë, dhe shprehu shpresën për një proces të drejtë dhe transparent. Dhe përfndoi duke thënë se:
As unë, as Stresi e askush tjetër nuk është mbi drejtësinë