Aktorja e “Gossip Girl”, Chanel Maya Banks postoi një video në YouTube për të vërtetuar se ajo nuk kishte humbur pas raportimeve. “Siç mund ta shihni, unë jam gjallë,”-tha aktorja, duke hedhur poshtë pretendimet e disa të afërmve të saj se ajo ishte zhdukur. Chanel, e cila gjithashtu është shfaqur në “Blue Bloods”, nuk zbuloi se kur do të jetë intervista live dhe as nuk tregoi se në cilën platformë do të publikohet.
“Dëgjova se po më kërkonit, tani çfarë?” Banks shkroi në Instagramin e saj me disa fotografi nga prapaskenat që përfshinin një imazh të Jezusit. Familja e Banks pretendoi se ajo ishte zhdukur për më shumë se dy javë pasi policia kreu një kontroll në Playa Vista, Kaliforni, apartamenti që ajo ndante me burrin e saj të ri.
View this post on Instagram
Ky i fundit u tha atyre se ajo nuk donte të gjendej, sipas apeleve të tyre të mëparshme dhe Banks u shfaq në në gjendje të mirë shëndetësore në Teksas. Megjithatë, disa nga familja e saj kundërshtuan raportin e policisë, me kushëririn e saj që sugjeroi se gruaja në Teksas nuk ishte me të vërtetë aktorja, gjë që çoi në një video të YouTube-it që provonte se ishte ajo.