Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Reagojnë për herë të parë fëmijët e Diddy-t për akuzat mbi babain e tyre!

Fëmijët e Sean “Diddy” Combs, Christian (26 vjeç) dhe motrat binjake Jessie dhe D’Lila (17), kanë publikuar një deklaratë të fuqishme për herë të parë pas arrestimit të babit të tyre. Në vend që të adresonin akuzat që kanë qarkulluar për babain e tyre, ata përqendruan vëmendjen në thashethemet rreth nënës së tyre të ndjerë, Kim Porter.

Në deklaratën e tyre të postuar në Instagram, fëmijët e Combs-it shprehën zemërim për spekulimet dhe teoritë e konspiracionit që kanë qarkulluar në lidhje me marrëdhënien e prindërve të tyre dhe vdekjen tragjike të Kim Porter.

Ne kemi parë kaq shumë thashetheme lënduese dhe të rreme që qarkullojnë për prindërit tanë dhe vdekjen e nënës sonë

– shkruan ata, duke e quajtur këtë situatë një spektakël të dhimbshëm mbi një ngjarje që është bërë shumë e dhimbshme për jetët e tyre.

Kim Porter, e cila vdiq papritur në vitin 2018 në moshën 47-vjeçare për shkak të pneumonisë lobare, kishte një lidhje të gjatë me Diddy-n nga viti 1994 deri në 2007, duke sjellë në jetë tre fëmijët e tyre. Ajo gjithashtu kishte një djalë më të madh, Quincy (33), nga një lidhje e mëparshme me këngëtarin Al B. Sure!, të cilin Diddy e adoptuan.

Fëmijët e Diddy-t shprehën gjithashtu shqetësim për një libër të ri që pretendon të jetë shkruar nga Kim Porter përpara vdekjes së saj. Libri, i titulluar “Kim’s Lost Words: A Journey for Justice, from the Other Side…”, ka ngjallur polemika dhe dyshime për vërtetësinë e tij. Ata e kanë quajtur këtë libër “një trillim të plotë” dhe kanë sqaruar se nëna e tyre nuk ka shkruar kurrë një libër.

Pretendimet se nëna jonë ka shkruar një libër janë thjesht të pavërteta

Libri i botuar nga Jamal T. Millwood, një autor me pseudonim, ka arritur të jetë në krye të listës së “Best Sellers” të Amazon, ndonëse është përballur me kritika të shumta për origjinën e tij dhe lidhjet e dyshimta me teoritë konspirative. Disa teoricienë e kanë lidhur autorin me Tupac Shakur, duke sugjeruar se ai mund të jetë ende gjallë, një ide që është hedhur poshtë nga shumica e njerëzve.

Diddy ka gjithashtu tre fëmijë të tjerë: Justin Dior Combs (i lindur në vitin 1993) me Misa Hylton-Brim; Chance Combs (i lindur në vitin 2006) me Sarah Chapman; dhe Love Sean Combs (e lindur në vitin 2022) me Dana Tran. Në këtë kontekst, deklarata e fëmijëve Combs është një apel për respektimin e kujtimit të nënës së tyre dhe një thirrje për të ndaluar spekulimet e pabazuara që i japin një dimension të padrejtë tragjedisë që kanë përjetuar.