Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.
Bukuroshja gjithashtu njihet për miqësinë e saj të ngushtë me këngëtaren Dhurata Dora. Shpesh dy bukuroshet postojnë foto dhe video teksa shfaqen në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kështu kanë bërë dhe disa orë më parë ku teksa janë takuar me një mikeshën e tyre të përbashkët nuk na i kanë kursyer postimet me njëra-tjetrën.
Një video e Sarës e postuar nga Dhurata do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri pasi me anë të një filtri që është bërë viral së fundmi në rrjete sociale ajo duket sikur po qan për çmimin e faturës që duhet të paguajë në tavolinë.
Epo, nuk ke faj Sara, të gjithë kështu bëjmë…
Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.