Sipas njoftimeve të fundit nga pallati mbretëror, Princi William thuhet se ndihet i shkatërruar nga pretendimet e bëra nga vëllai i tij më i vogël, Princi Harry në librin e tij më të ri të publikuar “Spare” dhe intervistat pasuese televizive gjatë kësaj jave. Në libër Duka i Sussex-it ka ndarë detaje të një përleshjeje fizike mes tij dhe William dhe pretendon se Princi i Uellsit ishte skeptik për marrëdhënien e tij me Meghan Markle që në fillim.
Duke folur në ‘Good Morning Britain’, redaktori mbretëror është shprehur se situata është mjaft e tensionuar midis dy vëllezërve dhe se është i shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme. Edhe pse ka një tension dhe revoltë shumë të madhe, William ka zgjedhur që të ruajë qetësinë e tij dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike. Burime të afërta me të shprehen se ai ka zgjedhur të mos e çojë më tej nervozismin e tij dhe të mos hakmerret ndaj vëllait të vogël. Gjithashtu ato kanë shtuar:
Ai është i shkatërruar që kanë dalë kaq shumë gjëra personale, veçanërisht duke pasur parasysh atë që ai di për vëllain e tij, përvojat e tij me të se si kujdesej për të. Por unë mendoj se ai ndjen shumë fort dhe ndihet emocionalisht i ndikuar. Por nuk është e drejtë të dalësh dhe të shkosh t’i kërkosh llogari se pse ai veproi në këtë mënyrë, por të vepronte në mënyrë tjetër.
Së fundmi libraritë në të gjithë Londrën janë hapur për të përmbushur kërkesat e shumta për librin me kujtime të Princit Harry, i cili sot ka dalë zyrtarisht në shitje. Shumë fansa po qendrojnë në radhë për të blerë një kopje të librit të shumëpërfolur. Librashitësit hapën degën e tyre kryesore Piçadilly në pritje të kërkesës së lartë të klientëve, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë.
Ai pretendoi se njerka e tij Camilla, bashkëshortja e mbretit Charles, kishte publikuar biseda private në media dhe tha se familja e tij ishte bashkëpunëtore në dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëshortes së tij Meghan Markle. Gjithashtu ai përsëriti pretendimin e tij se kishte shqetësim në familjen mbretërore për ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të tij pasi u martua me aktoren amerikane dhe tha se monarkia britanike duhet të trajtojë qëndrimet e saj ndaj racave.