Bota Celebrities

Reagimi i ëmbël i Princit të vogël Louis kur mori vesh që Mbretëresha ka ndërruar jetë nuk duhet humbur!

Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Commonwealth-it tani kanë një mbret të ri. Ai është 73-vjeçari Charles III, djali i madh i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet, duke u kthyer në figurë shumë të dashur për britanikët, si dhe mjaft të vlerësuar e respektuar kudo në botë.

Në mbarë botën ka pasur reagime dhe kanë përcjellë ngushëllimet me mijëra persona ku edhe yjet nga bota e madhe e showbizit kanë lënë nga një mesazh në nder të saj. Pjesëtarët e familjes së madhe mbretërore normalisht që e kanë përjetuar edhe më ndryshe lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës. Kemi parë Harry-n e pikëlluar apo Kate Middleton që me syze dielli ishte munduar të ‘fshihte dhimbjen’.  

Por Princi Louis pati një përgjigje të ëmbël pasi prindërit e tij i dhanë lajmin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Autori mbretëror Robert Jobson zbuloi në Twitter të shtunën një moment delikat që Kate Middleton ndau me fëmijët gjatë një shëtitjeje jashtë kështjellës Windsor.

Banita Ranow, 28 vjeç, mes turmës në Long Walk, tha se dëgjoi Kate t’u tregonte fëmijëve pranë saj për atë që djali i saj më i vogël Louis kishte thënë për vdekjen e Mbretëreshës. Ajo tha që Kate u tha fëmijëve: “Louis tha se të paktën stërgjyshja është me stërgjyshin tani.

Kujtojmë që Mbretëresha humbi bashkëshortin e saj, Princin Philip, në prill të vitit 2021. Ata ishin të martuar për 73 vjet dhe mbretëresha e kishte cilësuar me dashuri si “forca dhe qëndrimi i saj”. Vlen të theksohet gjithashtu se princi i vogël 4-vjeçar, Louis u bë ylli i papritur në Jubileun e Platinit të Mbretëreshës në muajin qershor. Ai u bë viral për mimikat dhe reagimet e tij gjatë gjithë ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)