Celebrities Gossip Showbiz

Reagimi epik i Princit William kur një grua i kërkoi ta puthte!

“A mund të më japësh një puthje, William ?”, një grua britanike e pyeti Princin e Uellsit gjatë vizitës së tij në Cornwall. Ai u ndje në siklet dhe ka shpërthyer në të qeshura. Duke vazhduar daljet e tij publike, trashëgimtari i fronit britanik dukej i relaksuar edhe duke treguar aftësitë e tij në volejboll.

Kamera e kapi Williamin duke luajtur volejboll në Fistral Beach ndërsa turma e priti me krahë hapur. Madje ai pranoi të bënte ‘selfie’ me ata që e pyesnin dhe bisedoi me banorët. Ai gjithashtu deklaroi se ishte tunduar të bënte sërf. Së fundmi është bërë e ditur se Kate Middleton ka vendosur që të paraqitet në disa evente mbretërore nëse e lejon shëndeti i saj teksa po i nënshtrohet kimioterapisë.

Middleton ndau një video së fundmi për të njoftuar diagnozën e saj të kancerit. Princesha zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe kërkoi privatësi që të mund të fokusohet në shërimin e saj.  Sipas një raporti të fundit nga GB News, korrespondenti mbretëror Cameron Walker pohoi se Kate mund të marrë pjesë në ngjarje të caktuara nëse ajo dëshiron.

Pasi Princesha e Uellsit tregoi se ishte diagnostikuar me kancer, William i bëri të ditur publikut se ajo po shkon mirë ndërsa lufton privatisht me sëmundjen. Gjatë paraqitjes së Princit të Uellsit në hapjen madhështore të James Place Newcastle më 30 prill, një person e pyeti për shëndetin e Kate dhe tre fëmijëve të tyre: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Ai u përgjigj duke thënë:

Të gjithë janë mirë, faleminderit! Të gjithë jemi mirë.