Sport

Reagimet: Topi po qan, Pele vdiq!

Bota po i bën homazhe një legjende të ndjerë si Pele, mbretit të futbollit. I vetmi që ka fituar tre Kupa Bote, Pele ndërroi jetë dje në moshën 82-vjeçare, pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë për më shumë se një vit dhe ishte në spital që nga nëntori. Shumë janë në lot për mbretin e futbollit.

Vajza e Peles, Kely Nascimento:

Gjithçka jemi, ta detyrojmë ty. Të duam pa masë, pushofsh në paqe!

Presidenti brazilian në largim, Jair Bolsonaro:

Ne vajtojmë humbjen e një njeriu që solli emrin e Brazilit në botë përmes futbollit. Ai e transformoi futbollin në art dhe gëzim.

Bolsonaro vendosi tre ditë zi kombëtare për vdekjen e futbollistit.

Presidenti i ardhshëm brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva:

Pata privilegjin që nuk e kishin brazilianët më të rinj, pasi e kam parë Pelen të luajë. Ai nuk luante thjesht. Unë e kam parë Pelen duke bërë shfaqjen e tij. Sa herë që merrte topin, bënte diçka të veçantë, e cila shpesh përfundonte me gol.

Kylian Mbappe:

Mbreti i futbollit na la, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë!

Lionel Messi:

Prehu në paqe, Pele!

Cristiano Ronaldo:

Ngushëllimet e mia të thella për gjithë Brazilin! Pele ishte frymëzim për miliona njerëz. Një lamtumirë e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që rrethon të gjithë botën e futbollit në këtë moment. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh, adhuruesve të futbollit.

Federata Braziliane e Futbollit CBF postoi një foto ku mbi një portret bardhë e zi shkruhej: “I përjetshëm”.

Ish-futbollisti profesionist brazilian, Cafu:

Sot humba vëllanë tim!

Robert Lewandovski:

Qielli ka një yll të ri dhe bota e futbollit humbi një hero!

Neymar:

Unë do të thoja se para Peles, futbolli ishte vetëm një sport. Pele ndryshoi gjithçka. Ai e transformoi futbollin në art, në argëtim. Ai u dha një zë të varfërve dhe mbi të gjitha i dha jehonë Brazilit.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino:

Për të gjithë ata që e duan lojën e bukur, kjo është dita që nuk kemi dashur të vijmë kurrë. Ditën kur humbëm Pelen. “O Rei” ishte unik në shumë mënyra. Ai ishte i vetmi lojtar që kishte fituar Kupën e Botës FIFA tre herë dhe aftësitë dhe imagjinata e tij ishin të pakrahasueshme. Pelé bëri gjëra që asnjë lojtar tjetër as nuk do t’i ëndërronte.

Pamja e tij duke grushtuar ajrin për të festuar është një nga më ikonat në sportin tonë dhe është gdhendur në histori. Në fakt, për shkak se futbolli televiziv ishte ende në fillimet e tij në atë kohë, ne pamë vetëm pamje të vogla të asaj që ishte i aftë të bënte. Më e rëndësishmja, “Mbreti” u ngrit në fron me një buzëqeshje në fytyrën e tij. Ai ishte gjithmonë një sportist shembullor, me respekt të vërtetë për kundërshtarët. Momentet e kaluara me të do të mbeten përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrën time.

Pelé kishte një prani magnetike dhe kur ishe me të, pjesa tjetër e botës ndaloi. Jeta e tij është më shumë se futbolli. Ai ndryshoi perceptimet për mirë në Brazil, në Amerikën e Jugut e në mbarë botën.

David Beckham:

Ishte loja e tij e bukur mbi gjithçka, faleminderit e lamtumirë! Pusho në paqe miku im!

Harry Kane:

Pele ishte një frymëzim i vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Pushofsh në paqe!

Shoqata e Futbollit e Anglisë:

Talenti i tij unik ndriçoi lojën dhe frymëzoi botën. Mendimet tona janë me familjen e tij, Konfederatën e Futbollit të Brazilit dhe popullin brazilian.

Si pjesë e homazheve, harku ikonë i stadiumit “Wembley” u ndez në të verdhë e jeshile për nder të yllit ikonik.

“O Globo”:

Vajtim për mbretin e pavdekshëm të futbollit!

Franz Beckenbauer:

Më i madhi!

Joe Biden:

Pele ishte një histori e asaj që është e mundur!

Emmanuel Macron postoi në Twitter një triptik “Loja. Mbreti. Përjetësia”.

L’Equipe:

Ai ishte më i madhi!

Ole:

Topi po qan! Pele ka vdekur!