Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në platformën X që kur u hapën qendrat e votimit në SHBA.
“Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj të dëgjohet”, thotë nënkryetari aktual.
Kundërshtari i saj, Donald Trump, nuk ka postuar që nga hapja e sondazheve, por tha në platformën e tij “Truth Social”: Është koha për të dalë për të votuar- kështu që se bashkë, mund ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!!!”
Kjo ishte rreth një orë pas përfundimit të tubimit të tij të fundit të fushatës, në Michigan.
Miliona amerikanë pritet të votojnë të martën (sot) për të vendosur nëse nënpresidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i vendit.
Anketat në prag të ditës së zgjedhjeve flasin për një garë të ngushtë, veçanërisht në një grup shtetesh fushëbetejë, që do të jenë çelësi për të vendosur fituesin.
Të dy kandidatët mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e sotme.
Përpara ditës së zgjedhjeve të së martës, më shumë se 81 milionë amerikanë votuan para kohe, qoftë personalisht në qendrat e votimit ose nëpërmjet postës.
Kjo është gjithsej më shumë se gjysma e 158 milionëve që votuan në zgjedhjet e vitit 2020, kur presidenti Joe Biden mposhti zotin Trump. Ishte një fitore demokratike për të cilën edhe sot e kësaj dite zoti Trump thotë se ishte mbështetur në mashtrime.
Dhjetëra vendime gjyqësore, shpesh të nxjerra nga gjyqtarë të emëruar nga vet zoti Trump, dolën kundër tij, ndërsa ai u përpoq të kundërshtojë rezultatet e vitit 2020. Por të dielën, ai tha në një tubim në Pensilvani se “nuk duhej të largohej” nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, kur zoti Biden mori detyrën.
Top Albania Radio, sonte në orën 21:00, do të përcjellë të gjitha detajet, hap pas hapi, në programin: “Nata e Zgjedhjeve në SHBA”.
Përballje e ashpër midis Kamala Harris dhe Donald Trump! Me analiza të thelluara, rezultate të exit polleve, e intervista ekskluzive direkt nga SHBA!
Zgjedhjet Presidenciale të SHBA, sonte në 21:00. Live – për çdo moment vendimtar! Me Blendi Salaj!